Gjykata lë të lirë Esmeraldo Kacollin, grushtoi kryebashkiakun e Kolonjës

Esmeraldo Kacolli, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështëtës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij, është liruar nga burgu.

Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë,pasi vepra penale në ngarkim te tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erion Isai, për normalizim të mardhenieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *