Gjuha shqipe zyrtare në komunën Gazi Babë, Shkup! Kryetari siguron se do zbatojë ligjin

Regjistrimi i popullsisë zbuloi se në Komunën e Gazi Babës në Shkup jetojnë mbi 20% shqiptarë.

Kjo bën që me ligj që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunë. Kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, pohon se po punohet rreth kësaj.

“Shërbimet e Komunës së Gazi Babës kanë pasur një takim fillestar me përfaqësuesit e Agjencisë për Gjuhët, ku kanë udhëzime dhe detyrime të cilat kërkohen me ligj në lidhje me realizimin e rezultateve të regjistrimit dhe në vazhdim do të negociojmë për aktivitete në përputhje me këtë, me çka normalisht do t’i përmbahemi asaj që thotë ligji”, tha Boban Stefkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Safet Ademi, tha se ende nuk është përcaktuar afati kohor për zbatimin e ligjit, por sipas tij pritet që shumë gjuha shqipe të jetë në të gjitha aktivitetet e komunës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *