Gjobiten 128 punonjës të administratave të drejtësisë, fshehën pasurinë

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 128 punonjës të administratave të drejtësisë pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat. Inspektoriati hetoi përgjatë vitit 2022, 264 kandidatë në institucionet e sistemit të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

‘Oranews’ raporton se verifikimet e ILDKP shkojnë edhe përtej raportit, kur në një pjesë dërrmuese shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve në vetting vjen pikërisht sepse nuk justifikojnë pasuritë me të ardhurat që kanë pasur ndër vite.

Në dokumentin e dorëzuar në parlament ndër të tjera thuhet se janë 20 institucione që nuk kanë marrë në mbrojtje sinjalizuesit, të cilët kanë detyrë të raportojnë rastet e korrupsionit.

Janë 278 raste kur si në shtet edhe në privat janë dorëzuar të dhëna për dyshime mbi afera të paligjshme. Prej tyre janë trajtuar 13 denoncime prej të cilave 12 i përkasin administratës shtetërore dhe në një tjetër subjekteve private.

Edhe pse dosjet janë dërguar në mënyrë anonime, dy sinjalizues janë zbuluar dhe kanë kërkuar mbrojtje prej hakmarrjes. Përgjatë periudhës 2014-2022 janë gjobitur në total 2,017 subjekte deklaruese për shkelje si “refuzim i deklarimit të pasurisë”, apo “mosdeklarimin e pasurisë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *