Gjermania nis planin për të hequr dorë nga energjia ruse, fillon të ndërtojë terminale të gazit natyror të lëngshëm

Gjermania ka filluar punimet për ndërtimin e terminaleve të parë lundrues për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në Ëilhelmshaven, një qytet dhe port i vendosur në Saksoninë e Poshtme.

Ndërtimi është pjesë e përpjekjeve të vendit për t’u bërë i pavarur nga gazi rus për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Gjermania po përpiqet të përshpejtojë ndërtimin e terminalit në mënyrë që të importojë gaz natyror të lëngshëm nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi një shans të mirë për të bërë atë që në të vërtetë është normalisht e pamundur në Gjermani: Të ndërtojmë një terminal LNG brenda rreth 10 muajsh dhe ta lidhim atë me furnizimin me gaz gjerman”, tha Zëvendës Kancelari dhe Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, sipas CNN.

Habeck muajin e kaluar bëri thirrje për masa të paprecedentë për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus dhe për të kundërshtuar atë që disa politikanë gjermanë e quajnë “shantazh energjetik” të Kremlinit. Ai shtoi se pavarësia nga furnizimet me energji ruse është parësore për Gjermaninë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *