Gjermania flet prerë: Momenti të hapen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Ministrja e jashtme  e republikës federale gjermane Annalena BAERBOCK ka dhënë një mesazh të qartë sot për  27 vendet e BE duke inkurajuar një opinion pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E pyetur nga gazetarët ministrja Annalena BAERBOCK foli në gjermanisht duke përshëndetur vendimin për të hapur menjëherë negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë.

Por kur u pyet në anglisht ajo përforcoi idenë se është tani momenti të cohet një mesayh I qartë në Ballkanin Perëndimor për të hapur negociatata me Shqipërinë dhe MAqedoninë e Veriut. Më poshte përgjigja e plotë e ministers së Jashtme të Republikës Federale Gjermane.

“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit për Ukrainën dhe Moldavinë, ky është një moment historik dhe të gjithë duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë nëse marrim vendime të gabuara. Po kjo është një rrugë e vështirë sepse Europa nuk ndodhet në një moment normal dhe I takon lidershipirt europian të mbështesë kandidaturën e Ukrainës dhe të Moldavisë. Dhe ne jemi gjithashtu mbështetës dhe kjo duhet të jetë e qartë, që ne mbështesim integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe është momenti që të gjithë Ballkanit Perëndimor ti jepet një mesazh i qartë dhe të hapen bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“.

Në Luksenburg u mblodh sot këshilli I ministrave të jashtëm të BE fill pas rekomandimit të Kolegjit Europian për të hapur negociatata me Ukrainën dhe Moldavinë. Në datën 23 qershor pritetet që ky propozim të votohet. Që të hyjë në fuqi vendimi duhet të marrë votat e të gjitha vendeve anëtare.

Evropa gjithmonë rritet në kohë të vështira dhe ne jemi gjithashtu në favor të dërgimit të një mesazhi për Ballkanin Perëndimor, duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Edhe ministrja e jashtme Sllovene Tanja Fajon ka thënë se është e rëndësishme që BE të mos harroj Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit me këto vende si dhe liberalizimin e vizave me Kosovën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *