Mat Hummels devijoi në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befasoi Manuel Neuer.

Në pjesën e dytën, mbrojtësi i Gjermanisë, Rudiger në një moment mbulimi të Pogba, e ka kafshuar në shpinën e tij.

Franca shënoi golin e dytë ndaj Gjermanisë me një lëvizje të bukur nga Mbappe brenda zone, që ka matur te këndi ku Neuer nuk ka mbërritur pasi me finte ka befasuar mbrojtësit kundërshtarë. Por, arbitri ka anuluar për pozicion të parregullt të sulmuesit të PSG.

Tjetër gol i anuluar më pas, kësaj here ishte Mbappe që pasoi për Benzema dhe shënoi me portën bosh, por pozicioni i sulmuesit të PSG ishte sërish jashtë loje.

/Priza.al/