Gjenden bimë kanabisin në fshatin e Hasit, e pëson kryeplaku

Një 40-vjeçar me iniciale S.Q. është arrestar në Has, pasi dyshohet se ka kultivuar bime narkotike kanabis në banesë.

Sakaq është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi me iniciale Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i policisë/Has:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregtan”, i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tregtan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nē fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Kukës, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Has, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tregtan”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 40 vjeç, banues në fshatin Tregtan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tregtan, Has, në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qerkez”, kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se i ka kultivuar shtetasi S. Q.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *