Gazmend Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm

Pas vendimit të Kryesisë së PD-së për të mbajtur zgjedhjet në 29 korrik, në bazë kanë nisur lëvizjet për plotësimin e vakancave nëpër degë.

Teksa Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kërkoi sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për miratimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, disa anëtarë kryesie kanë propozuar që të gjitha ato degë të PD-së zyrtare që nuk kanë kryetar, të plotësohen.

Pra pozicionet e kryetarëve të degëve, të cilat ishin bosh, tashmë me propozimet e reja, do të jenë të plotësuara.

Këta emra mjaftojnë që të marrin shumicën e anëtarëve të Kryesisë për t’u miratuar.

Bie në sy fakti se sa i përket Lushnjes, në propozimin e Kryesisë nuk është më kryetar Saimir Korreshi.

Korreshi deklaron se është kryetar dege i Lushnjës, teksa kryesia e ka zëvendësuar.

Lidhur me vendimin e kryesisë së PD-së ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili tha se nuk ka asnjë informacion se si është zëvendësuar Korreshi.

“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk kam dijeni për një propozim të tillë. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *