Gazetarja kryqëzon Kryemadhin: Kur Koka kaloi tek PS, nisën denoncimet për inceneratorët, dyshoj se po e bëni për politikë

Gazetarja Klodiana Lala dhe Monika Kryemadhi janë përplasur mbrëmjen e sotme për aferën e inceneratorëve.

Gazetarja e ka akuzuar kryetaren e LSI se po e përdor denoncimin për faturat fiktive që kanë shkaktuar 189 milionë dollarë evazion fiskal për qëllime politike pasi jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, Kryemadhi është shprehur se ajo ka qenë e vetmja që ka kërkuar interpelancë me ministrin Koka dhe që ka dalë në protestë me popullin e Mbrostarit në Fier kundër inceneratorëve.

Klodiana Lala: Afera e inceneratorëve është ndër aferave më të mëdha. Biem dakord që deri më tani SPAK nuk e ka treguar forcën e tij për të bërë një hetim të pavarur. Tre njerëz erdhën pa asnjë para në xhep dhe morën miliona. Historia e inceneratorëve ka nisur në 2015 kur LSI ishte pjesë e qeverisë Rama. Deri në kohën kur Lefter Koka ishte pjesë e LSI nuk pati asnjë denoncim. Denoncimet nisën kur Rama bëri një video-selfie me zotin Koka ku edhe njoftoi përfshirjen e tij ne PS. Në momentin kur Koka tradhtoi LSI nisi edhe revanshi i denoncimeve. Nuk janë kundër denoncimeve. Por më lind  e drejta të dyshoj se zonja Kryemadhi dhe LSI nuk e po bën këtë denoncim për shqiptarët ku tashmë është shumë vonë, por mendoj që Kryemadhi dhe LSI po e bën për interesa politike dhe në momentin kur partitë po përgatiten për të hyrë në zgjedhje vendore. Kur hesht për vite me radhë është po aq bashkëfajtorë sa ata që e kanë kryer. A nuk është Kryemadhi po aq bashkëfajtore sa kryeministri. Përse denonconi tani?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *