Gazetarja: Grupet kriminale po përdorin ‘Tik-Tokun’ për rekrutimin e emigrantëve

Gazetarja Fatjona Mejdini, ka folur mbrëmjen e sotme për emigracionin e paligjshëm dhe kontrollin e tij nga grupet kriminale.

Medini tha se grupet kriminale të trafikimit të emigrantëve, po përdorin më shumë rrjetet sociale për të trafikuar të rinjtë.

“Mund të themi që ka grupe të caktuar, mbase jo dhe aq të strukturuara, por janë grupe të vogla që kanë parë një mundësi se si mund t’i çojnë në Britani kundrejt një çmimi të ri. Tik-Tok është forma e rekrutimi, këta po mundohet të përfitojnë nga kjo situatë. Grupet kriminale sigurojnë pjesët e kalimit me gomone dhe marrin përqindje, grupe shqiptare që mundësojnë numrin e njerëzve. Nuk mund të themi që janë vetëm shqiptare por një sërë nacionalitetesh që i udhëheq parimi i fitimit”, tha Mejdini.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *