Gazetari i CNN për kryeministrin e ri të Australisë: Ai është arbëresh si unë

Gazetari i CNN, Andrew Kaczynski ka dhënë një deklaratë interesante rreth kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese.

Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Laburiste, Anthony Albanese, i cili do të jetë kryeministri i ri i Australisë, i cili përveç kësaj, “ka ra në sy” për mbiemrin dhe historinë e tij interesante, përkatësisht të prindërve të tij. Aludohet shumë rreth prejardhjes së tij, disa duke e ndërlidhur edhe me një prejardhje nga arbëreshët e Italisë. Dhe së fundmi ka qenë gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ai që i “ka vënë vulën kësaj çështjeje”.

“Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë”, shkruan Kaczynski në Twitter.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *