Gati për luftë? Ministri grek: Turqia po provokon, nuk jemi gati për marrëveshje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka qenë i prerë ndaj Turqisë pas përshkallëzimit të rrezikshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Dendias tha se situata e krijuar bën që të mos ndërtohet një klimë ku të arrihet në një marrëveshje mes dy shteteve.

Sa i përket ishujve, shefi i diplomacisë greke mohoi që ajo të ishte diskutuar më herët nga turqit duke theksuar se në fakt gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Turqi, ku Erdoganit i duhet të fitojë medoemos, madje edhe duke provokuar një luftë.

Ai u shpreh se grekët tashmë e kanë ndërkombëtarizuar çështjen e kërcënimeve turke duke bërë që të ketë reagime nga shumë shtete të botës.

Dendias e cilësoi takimin që presidenti turk Tajip Erdogan pati me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Bosfor si një moment historik, por edhe ajo u shkatërrua nga turqit sipas tij. Ai pohoi se mesazhi që mori fillimisht ishte se ai takim u zhvillua në një atmosferë të mirë duke shtuar se më pas ishin turqit ata që destabilizuan situatën.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se sjellja e Turqisë e fut atë në një kurs të vazhdueshëm konflikti me Egjiptin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *