Fushata/ Meta tregon te cilët kandidatë u fokusua opozita

“Edi Rama ka provokuar politizimin ekstrem të fushatës zgjedhore”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, Rama ka zgjedhur këtë taktikë në fushatë elektorale sepse nuk ka asnjë bilanc në krye të bashkive që i ka qeverisur të gjitha përveç Shkodrës që prej vitit 2019.

Sa i takon fokusit të kësaj fushate, Meta tha se në qendër kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi të cilët kandidojnë për bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

“Politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga vetë kryeministri aktual Edi Rama i cili duke mos patur një bilanc në drejtimin e bashkive, përpiqet të devijojë momentin e ballafaqimit mes kandidatëve dhe përpiqet  ta politizojë në mënyrën më ekstreme derisa në gjithë Shqipërinë e fitlloi me ato portretet ekstreme të cilat ishin të panevojshme sepse është fushatë vendore. Fokusi i kësaj fushate kanë qenë Këlliçi, Cara dhe Boçi sepse kanë mbajtur një peshë të madhe në këtë fushatë”-tha Meta./ReportTv

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *