‘Frymeré’, maska me motive arbëreshe në muzeun e Italisë/ Një kujtesë e përjetshme dhe shpresë për fundin e pandemisë

”Frymeré ”! Në gjuhën arbëreshe do të thotë ‘‘frymë e re”. Dëshmitar i mbrojtjes dhe shpresës për fundin e pandemisë. Maska e parë me motive arbërshe, e dizenjuar nga Carla Gallo, do të zbukurojë brendësinë e Muzeut të Kostumeve të Santa Sofia d’Epiro, në provincën e Cosenza-s, Itali, “si një kujtesë e përjetshme e kohës në të cilën po jetojmë”.

Lajmi është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytezës, Daniele Sisca. “Më është dorëzuar kjo dhuratë e mrekullueshme – shkroi kryetari i bashkisë së Santa Sofisë së Epirit në Facebook. “Një maskë, e bërë me mjeshtëri nga bashkatdhetarja jonë, Carla Gallo, e cila simbolizon kulturën tonë në një kohë pandemie ”.

Gjithashtu dhurata e maskave shoqërohej nga një letër plot dashuri, e cila përshkruan maskën si një “aksesor që sot, më shumë se kurrë – shkruan Carla Gallo kryetarit të bashkisë Sisca – transmeton shembullin e guximit dhe rilindjes që paraardhësit tanë Arbëreshë na dorëzuan . Pra, ndryshimi që po përjetojmë.

Kostumi shqiptar si një emblemë e ”urës”, shkruan më tej letra, e cila lidh një të tashme, të ndërthurur me të kaluarën, është një nga dëshmitë e këtij evolucioni edhe në zakonet dhe në traditat tona “. “Frymerè është një markë tregtare e regjistruar në Kalabrinë multi-etnike. Krijimet e mia kontribuojnë për të aktualizuar një kulturë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë të dhënë me kalimin e kohës dhe traditave; si frymëzimi im i parë: maska arbëreshe, kushtuar doktrinës së rrënjëve të mia. Falenderoj kryetarin Avv. Daniele Atanasio Sisca i cili, me largpamësinë e tij, na ka lejuar të shkruajmë një faqe të re në historinë e kulturës sonë Arbëreshe” shkruan Carla Gallo.

/Burimi cripress/përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *