FOTOT/ Aksidenti te “5 Maji”, reagon policia: Përplasen dy makina, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Uniformat blu raportojnë se në zonën e Medresës, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *