FOTO/ Po zhvillonte manovrave ushtarake, nëndetësja ‘humbet’ pa gjurmë… bashkë me 53 marinarë  

Një nëndetëse ushtarake me 53 marinarë në bord është zhdukur sot nga brigjet e Balit në Indonezi, gjatë një manovre ushtarake ku përfshiheshin dhe lëshime raketore.

Mjeti i marinës së Indonezisë u zhduk në ujërat e detit, 60 milje në veri të ishullit, në një kohë që një operacion i gjerë kërkimi ka nisur.

Kreu ushtarak Hadi Tjahjanto, tha se, autoritetet ishin vënë në dijeni të një problemi në nëndetësen “KRI Nanggala 402” dhe dhjetëra anije ishin dërguar në zonë, duke përfshirë dhe një mjet vëzhgimi hidrografik.

Vendi ka kërkuar ndihmë nga Singapori e Australia, të cilat zotërojnë mjete për shpëtimin e nëndetëseve.

Mediat vendase thonë se, nëndetësja është fundosur në një thellësi prej 800 metrash, dhe se kishte humbur kontaktet pak pasi kishte marrë miratimin për zhytjen.

Një helikopter më vonë pikasi një njollë të gjerë nafte pranë vendit të nisjes së zhytjes.

Nëndetësja e prodhimit gjerman, ka qenë në shërbim me ushtrinë e Indonezisë që prej vitit 1981. Ajo mbante 49 anëtarë ekuipazhi, komandantin dhe tre njerëz të armatimit.

Indonezia ka një flotë prej pesë nëndetësesh dhe kërkon të ketë në tetë mjete deri në vitin 2024.

Ndërkohë media të ndryshme në vend kanë aluduar edhe për praninë e një nëndetëseje spiune kineze në zonë, e cila aludohet se mund ta ketë goditur dhe fundosur nëndetësen indoneziane.

Shteti i arkipelagut më të madh në botë me më shumë se 17,000 ishuj, ka hasur në disa sfida detare së fundmi, siç është ajo me mjetet kineze të vendosura në ishujt e kontestuar Natuna. Vitin e kaluar presidenti Joko Widodo, konfirmoi sovranitetin e vendit mbi grupin e ishujve në anë të Detit të Kinës Jugore.

The hunt for Nanggala-402: Rescuers prepare to set off from Bali on a search mission with 53 submarine crew members missing

An aerial search by a helicopter found an oil spill in waters where the submarine (file photo) was thought to have submerged

The submarine was conducting a torpedo drill in waters 60 miles north of the island of Bali

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *