FOTO+VIDEO/ Korçë, makina godet vajzën e re që po kalonte te vijat e bardha  

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë. Një autoveturë tip “MiniCooper” me targa “AA 397 BA”, ka përplasur një këmbësore në terminalin e autobusëve në Korçë.

Bashkëpunëtorët e “Priza.al” nga Korça kanë sjellë për redaksinë tonë këto foto ekskluzive nga momenti i aksidentit.

No description available.

E plagosura sipas dëshmive, një vajzë, është transportuar me urgjencë në spital pasi është marrë nga autoambulanca. Nuk dihet gjendja e saj, teksa mësohet se e plagosura ishte e pavetëdijshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të dhënë sqarimet e nevojshme në komisariat.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *