FOTO/ Kina goditet nga dy tornado të fuqishme, humbin jetën 10 persona

Moti i keq ka goditur sot Kinën qendrore-lindore gjatë natës, i pasuar nga dy tornado të mëdha, të cilat shkaktuan dëme dhe morën jetë njerëzish. Një prej tornadove goditi Wuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Furtuna e erës ka rrëzuar pemët dhe shtyllat e dritës, ka dëmtuar strukturat dhe shtëpitë e shumta. Gati 30 shtëpi u shembën . Edhe një vinç i madh u shemb në një kantier ndërtimi. Numri i të vdekurve është të paktën 6 dhe rreth 200 të plagosur. Një tjetër tornado, akoma më i fortë goditi qytetin Suzhou , afër Shangait, në lindje të Ëuhan. Era lëvizi me 200 kilometra në orë (tornado e mundshme e kategorisë F2). 4 persona u vranë dhe një është zhdukur, ndëra 130 persona janë plagosur.

Bilanci i përgjithshëm i valës së motit të keq është 10 viktima dhe mbi 300 të plagosur , por mund të përkeqësohet me kalimin e orëve, pasi zjarrëfikësit janë në kërkim nën rrënoja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *