Foto/ Humb jetën aktorja e njohur e filmit ‘E Bukura dhe Bisha’

Dame Angela Lansbury aktorja e famshme e filmit ‘E bukura dhe bisha’ ka ndëruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Dame Angela Lansbury

Lajmi për ndarjen nga jeta e aktores e ka konfirmuar vetë familja e saj, përmes këtij njoftimi:

“Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre vdiq në mënyrë paqësore në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit sot, e martë, 11 tetor 2022, vetëm pesë ditë larg nga ditëlindja e saj e 97-t”.

Lansbury u nominua për tre Oscar dhe mori një çmim nderi në vitin 2013. Ajo ishte gjithashtu e njohur për rolet e saj në Bedknobs dhe Broomsticks dhe për zërin e zonjës Potts në Beauty and the Beast. Lansbury ishte më e njohur për portretizimin e saj të shkrimtares misterioze dhe detektives amatore, Jessica Fletcher në serialin dramatik të krimit amerikan, “Murder, She Ërote”, i cili u shfaq për 12 sezone nga 1984-1996. Për rolin e saj u nominua për 10 “Golden Globes”, duke fituar katër, së bashku me 12 nominime për 12 “Emmy”, duke i dhënë asaj rekordin për më së shumti nominime në “Golden Globe” dhe çmimin për “Aktoren më të mirë” në një serial drama televiziv.

Ajo ishte gjithashtu e njohur edhe për huazimin e zërit për personazhin ‘Mrs Potts’ në vitin 1991 në filmin e animuar “Beauty and the Beast”. E lindur në Londër, nëna e saj, Moyna MacGill, ishte një aktore dhe babai Edëard Lansbury një politikan. Ai ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe dhe jo shumë kohë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, familja u zhvendos në SHBA në vitin 1940, duke u vendosur në New York. Në vitin 2013, ajo mori një çmim “Oscar” për karrierën e saj 80-vjeçare të aktrimit.

Lansbury fitoi pesë çmime “Tony” për shfaqjet e saj në Broadway. Ajo fitoi nominime për çmimin Oscar si aktore dytësore për dy nga tre filmat e saj të parë, “Gaslight” (1945) dhe “The Picture of Dorian Grey” (1946), dhe u nominua përsëri në vitin 1962 për “The Manchurian Candidate”.
Në vitin 2009 ajo fitoi çmimin “Tony”, “për Aktoren më të mirë” të paraqitur në një ringjallje të Blithe Spirit të “Noel Coëard” dhe në 2015 fitoi një çmim ‘Olivier’ në rol.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *