FOTO/ Godet objektivin me saktësi të ‘paparë’! Rusia mburret me një tjetër raketë të re balistike  

Rusia thotë se ka testuar një raketë balistike qe godet objektivin me “saktësi të paprecedentë”.

Raketa “Iskanker-E”, u testua për një blerës të huaj të paemëruar nga prodhuesit “Rostec”.

Deri tani raketat “Iskander”, ishin dizenjuar për të goditur objektiva në distanca relativisht të shkurtra.

 

Në testimin e fundit mjeti fluturues goditi objektivin 110 milje larg, tha kreu i kompanisë ruse “Rostec”, Bekhan Ozdoev, për agjencinë “RIA Novosti”.

Ai tha se: “kjo u konfirmua na kamerat e instaluara rreth objektivit”.

“Produkti i kompanisë ‘Rostec’ rezultoi përsëri një sipërmarrje e suksesshme”,- tha ndër të tjera Ozdoev.

Raketat e reja lëshohen nga një automjet raketahedhës me një ekuipazh prej tre efektivësh dhe kap një distancë largësie prej 300 miljesh.

Ato peshojnë pesë ton dhe janë 6 metra të gjata, me mbushje që mund të kontrollohen gjatë fluturimit, thonë analistët amerikanë të “Center for Strategic and International Studies”.

Rusia ka dislokuar vazhdimisht raketa të tilla “Iskander” në territorin e saj evropian të Kaliningrad-it, me objektiv kundërsulmin ndaj forcave të NATO-s.

Armenia ishte blerësja e parë e këtyre raketave, disa vjet më parë dhe më pas ato u shitën te aleati tjetër madhor i armatimeve ruse, Algjeria.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *