Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, rrallëherë poston foto e video me familjen e saj. Madje shumë pak detaje mund të dinë fansat për fëmijët apo bashkëshortin e saj.
Por një ditë më parë, Alketa ka vendosur që të zbulojë diçka mjaft të lezetshme në lidhje me raportin me partnerin e saj. Ajo ka treguar se si e thërret ai me përkëdheli.
Vejsiu ka ndarë me fansat në Instagram një foto, në të cilën shihet e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile, që i shkon pas linjave trupore.
‘Ai më quan ketër’, ka shkruar Alketa përkrah fotos së saj, duke zbuluar nofkën që i ka vendosur bashkëshorti. Më herët, Alketa ka treguar se është njohur me partnerin e saj teksa donte të blinte një shtëpi.
Në intervistë, Vejsiu ka zbuluar se ajo dhe partneri, me të cilin ka 15 vite diferencë janë njohur kur ajo ishte 20-vjeçe, në një periudhë shumë të rëndësishme për jetën e saj.
/Priza.al/