Formula 1/ Sergio Perez dominon në “Sprint Race”

Sergio Perez ka dominuar në “Sprint Race” dhe ka fituar garën e parë të javës në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti meksikan i Red Bull la pas vetes Charles Leclerc me Ferrari që e nisi nga “Pole Position” këtë Sprint Race. Në shkallën më të ulët të podiumit u vendos kampioni i botës në fuqi Max Verstappen.

Vendi i katërt ishte për George Russell me Mercedes, ndërsa top 5 mbyllet nga piloti i Ferrarit Carlos Sainz.

Në këtë Sprint Race vendi i parë fiton 8 pikë dhe deri në vendin e tetë pikët zbresin me nga një. Në vend të gjashtë e mbylli Fernando Alonso, ndërsa Lewis Hamilton dhe Lance Stroll siguruan respektivisht vendin e shtatë dhe të tetë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *