Formula 1/ Ja triumfuesi i garës së Australisë

Mes kaosit dhe emocioneve, Max Verstappen ia doli të sigurojë fitoren e dytë sezonale në Botërorin e ‘Formula 1’. Në podiumin e garës së Australisë u ngjitën dhe Hamilton e Alonso, përkatësisht vendi i dytë dhe i tretë.

Zhgënjim pati për makinat e Ferrarit. Carlos Sainz përfundoi në vendin e 12, pas një penalizimi në xhirot e fundit të garës, ndërsa Charles Leclerc e mbylli garën para kohe, pas një kontakti me Stroll që në kthesat e para të saj.

Dyshja e Mercedesit kryesoi garën deri në xhiron e shtatë, pasi u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë pas një aksidenti të Albon. Me kalimin e xhirove hyri në fuqi flamuri i kuq për të pastruar pistën.

Në xhiron e fundit nën regjimin e makinës së sigurisë, Alonso pavarësisht se doli jashtë piste, komisarët e garës vendosën që ai të mos e humbiste vendin e tretë.

Gara e radhës në Formula 1 është fundjavën tjetër, më 10 prill, në Azerbajxhan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *