Forcat xheniere çaktizivojnë granatën e gjetur te ‘Rana e Hedhun’

Një ditë më parë u raportua për gjetjen e një granate dore në zonën e “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Ndërkohë, ditën e sotme, ajo është hequr dhe asgjësuar nga forcat xheniere të cilat kanë mbërritur me të marrë informacion për ngjarjen.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën duke vendosur një perimetër sigurie. Forcat xheniere kanë bërë të mundur asgjësimin në vend të granatës.

Nga të dhënat paraprake, mendohet që mjeti shpërthyes ishte disa vjeçar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *