Forbes: Në 2022 oligarkët rusë u pasuruan me 152 miliardë $ më shumë

Njerëzit më të pasur të Rusisë i shtuan pasurisë së tyre 152 miliardë dollarë vitin e kaluar, falë çmimeve të larta të burimeve natyrore dhe rikuperimit nga humbjet e luftës në Ukrainë, raportoi edicioni rus i revistës Forbes.

Rusia ka 110 miliarderë zyrtarë në listë, 22 më shumë se vitin e kaluar, sipas Forbes Rusia, e cila tha se pasuria e tyre e kombinuar u rrit në 505 miliardë dollarë, nga 353 miliardë dollarë.

Lista do të ishte më e gjatë nëse pesë miliarderë, themeluesi i DST Global, Yuri Milner, themeluesi i Revolut, Nikolai Storonsky, themeluesi i Freedom Finance, Timur Turlov dhe bashkëthemeluesit e JetBrains, Sergey Dmitriev dhe Valentin Kipyatkov,  nuk do të kishin hequr dorë nga shtetësia e tyre ruse, raporton Forbes.

Ekonomia e Rusisë u tkurr 2.1% në 2022 nën presionin e sanksioneve perëndimore, por vendi ishte në gjendje të shesë naftë, metale dhe burime të tjera natyrore në tregjet globale, veçanërisht në Kinë, Indi dhe Lindjen e Mesme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *