Forbes / Këto janë të famshmit që fituan më shumë para në 2022

Lista e Forbes ka zbuluar yjet me më shumë fitime për vitin që lamë pas. Ajo është formuar bazuar në të dhënat e tyre financiare në vitin 2022, konkretisht, të ardhurat e tyre neto, minus tarifat që duhet të paguajnë drejtuesit ose ekipi ligjor.

Më poshtë, personazhet e famshëm më “shumë të paguar”:

5.James Brooks dhe Matt Groening

Seriali i njohur i animuar “Simpsons” është tashmë i disponueshëm në katalogun e Disney+, i cili u solli shumë të ardhura krijuesve të tij, James Brooks dhe Matt Groening. Të dy fituan gjithsej 105 milionë dollarë dhe për këtë arsye janë në vend të 5-të të të famshmëve që arritën të rrisin pasurinë e tyre në vitin 2022.

4.Trey Parker dhe Matt Stone

Krijuesit e serialit “South Park”, Trey Parker dhe Matt Stone, duket se kanë gjetur “sekretin e suksesit”. Në vitin 2022, të ardhurat e tyre ishin 160 milionë dollarë. Sigurisht që marrëveshja e tyre me Paramount fshihet pas kësaj shume të madhe.

3.Tyler Perry

Aktori dhe regjisori amerikan, Tyler Perry është në vendin e tretë të listës së Forbes. 175 milionë dollarët që ai arriti të mbledhë në vitin 2022 vijnë kryesisht nga prodhimi i tij i madh në Atlanta, por edhe nga marrëveshja e tij me BET. Vlen të theksohet se Tyler Perry është i vetmi miliarder në këtë listë.

2.Sting

Vendimi i Sting për të shitur të gjithë katalogun e tij muzikor te Universal Music Group e vendosi atë në vendin e dytë në listë dhe i rriti të ardhurat e tij në 210 milionë dollarë.

1.Genesis

Grupi muzikor Genesis zuri vendin e parë në listë, me katalogun muzikor që i shitën Concord Music Group në vjeshtën e 2022 duke i fituar 230 milionë dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *