‘Foltorja’/ Berisha për financimet ruse në PD: Rama përdori hetimin e dosjes për të marrë peng Bashën

Kreu i PD Sali Berisha tha se Edi Rama ka marrë peng edhe opozitën shqiptare në mënyrë kriminale.

Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali, Berisha tha se Rama ka dhunuar votën e shqiptarëve me anë të patronazhistëve si në kohën e diktaturës.

Më tej, Kreu i PD theksoi se Rama pasi i kishte hapur dosjen e financimeve ruse, përdori hetimin për të marrë peng kreun e Opozitës, Lulzim Basha, duke shtuar se nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë e cila ka mbajtur qëndrime armiqësore me kombin shqiptar.

“Ju falenderoj shumë për mendimet që dhatë. Ajo që mund t’u them është se Shqipëria pas 30 vitesh në rrugën e demokracisë është në diktaturë, një diktaturë partiake dhe personale. Këtë e them sepse sot të gjitha pushtetet kontrollohen nga një person dhe një parti. Sot Edi Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia pas shkurtit ’91.

Edi Rama pasi mori peng të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës. Në Tiranë është një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga votat. Edi Rama para të gjithë botës dhe shqiptarëve ka dhunuar votën e lirë me të gjitha mekanizmat. Me patronazhistët si në kohën e diktaturës. Duke shpërndarë miliona euro për të blerë votat. E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen e financimeve ruse, përdori hetimin për të marrë peng kreun e Opozitës.

PD është partia e parë që menjëherë pas marrjes së pushtetit ka kërkuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Hapi bazat e saj detore, ajrore. Së bashku me qeverinë italiane dhe azere, ka luajtur një rol përcaktues në bllokimin e korridorit të jugut për gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani.

Nuk ka patur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë e cila ka mbajtur qëndrime armiqësore me kombin shqiptar. Bëhet një zhurmë në një kohë kur sot Edi Rama nga një anë voton dhe bashkëpunon, por nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Evropë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *