Flet mbrojtësi i Alda Klosit, njeriu i Ilir Metës dhe avokati i njeriut të Ahmetajt: Rozeta gënjen

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren. Muho është i njohur si person i afërt me ish-Presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sot, ai mbron Alda Klosin, një nga njerëzit që ka qenë më pranë ish-zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetajt.

Muho thotë se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë i ishin lënë për t’i ruajtur është një gënjeshtër. Në deklaratën për mediat ai pretendon se nëse Dobi do ishte duke thënë të vërtetën nuk do të kishte qenë nevoja për hapjen e kasafortës nga ajo dhe djali i saj.

Ai tha se Dobi ka thënë disa herë deklarime me versione të ndryshme, njëherë pranoi fajin dhe tashmë po ia hedh atë Alda Klosit. Sipas tij, Dobi gjithçka po e bën që të marrë një pozitë me të lehtësuar për djalin e saj.

“I keqardhur nga vendimi. Vendim i cili vlerësoi të ligjshëm veprimtarinë e prokurorisë deri më tani dhe caktoi arrest me burg. Pati debat të gjatë në këtë seancë, prokuroria paraqiti si provë deklaratën e dhënë nga Rozeta Dobi, i marrë më datë 3 shkurt. Është hera e katërt dhe ka dhënë versione të reja për ngjarje. Gënjeshtër. Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për ta mbajtur për ruajtje, si është hapur dhe është heshtur në koshin e plehrave. Nëna dhe djali në momentin e arrestimin kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit.

Nëse do pranonim që është e vërtet ka një pyetje, mes Alda Klosit dhe Dobit do kishte një marrëveshje si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Këto deklarime janë deklarime që pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë sado pak pozitën saj dhe të përfitoj sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj se është zënë me presh në duar duke vjedhur”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *