Flamur Noka pas paraqitjes në SPAK: Dorëzuam disa padi lidhur me…

Deputeti Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e së sotëm në ambientet e SPAK. Ai ka dhënë sqarime për disa kallëzime që ka bërë përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Një nga kallëzimet është ai ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën e akuzon se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur administratën në fushatë. Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë që dha në SPAK, deputeti tha se paraqiti prova për dy çështje që ka bërë kallëzim.

Noka: “Në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese për të devijuar dhe dhune votën dhe për aktivistin që po ashtu shantazhonte administratën. Të dyja janë krime të rënda dhe ne do ti shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar. Fakti që jam unë këtu do të thotë që hetim penal ka për çështjen e aktivistit dhe për Bufin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *