Fitoi zgjedhjet nga qelia, Gjykata lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin. Ky i fundit akuzohet për shitje votash.Të njëjtën masë ka dhënë edhe ndaj bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, i cili ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjatë një komunikimi për mediat, avokati i tij ka thënë se nesër do të ushtrojnë të drejtën e ankimimit.

“Ne pretendojmë që nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet të vendoset masë sigurimi për të dy. Nuk paraqitën asnjë provë, por lexuan atë që paraqitën prokuroria e Vlorës, në paraqitëm prova shëndetësore. Policisë ia ka dhënë po ky i infiltruari, por në dosjen e policisë dhe prokurorisë nuk gjendet kjo listë. Ta marrin ta ripyesin këtë person sepse i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë”, ka deklaruar avokati.

Beleri u arrestua më datë 12 maj, teksa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *