Filmi i ri i Johnny Depp do të hapë Festivalin e Kanës

Filmi i parë i aktorit Johnny Depp që pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes Amber Herad është zgjedhur si filmi hapës për Festivalin e Filmit të Kanës në Francë.

Historia e filmit ‘Jeanne du Barry’ përqendrohet tek kjo grua është pjesë e klasës punëtore. Ajo përdor hiret dhe inteligjencën e saj për të ngritur pozitat e saj në shoqëri.

‘Jeanne du Barry’ shndërrohet në të preferuarën e mbretit Luigji XV që luhet nga aktori Johnny Depp. Mbreti i cili krijon një lidhje romantike me të  e sjell në Pallatin e Versajës për të jetuar pranë tij edhe pse ajo nuk ishte një fisnike duke sfiduar të gjitha rregullat.

Ky është roli i parë i Depp që nga filmi Minamata i vitit 2020, i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Berlin.

Që atherë ylli i “Piratëve të Karaibeve ” ka bërë shumë pak dalje në tv dhe dhe në film. Aktori po përpiqet të rindërtojë karrierën e tij pas fitores së betejës ligjore me Heard e cila e akuzonte aktorin se e dhunonte fizikisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *