Fillimi i sezonit turistik në Durrës gjen të papërgatitur operatorët turistikë

Fluksi i fillimit të sezonit turistik duket se i ka gjetur strukturat hoteliere në Durrës të papërgatitura. Turistët nordikë zënë 90% të rezervimeve.

“Deri më 31 mars rezervimet dy here më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndaj mendoj se këtë sezon do të ketë prurje më të lartë të turistëve”, tha Blerim Norja, administrator i një hoteli.

Përveç strukturave hoteliere të cilat punojnë me agjenci të huaja turistike, ka edhe operatorë të tjerë të cilët bazohen tek rezervimet individuale nëpërmjet Booking apo Airbnb.

“Kemi rezervime indivuale nga të gjitha vendet e botës, por mund të them se kryesojnë ata nga vendet nordike”, tha Flavio Farruku, pronar i një tjeter hoteli në Durrës.

Rritja e kostove të produkteve, është reflektuar edhe në çmimet e paketave të rezervimeve.

“Çmimet kanë pësuar rritje për shkak të rritjes së lëndës së parë dhe mungesës së fuqisë punëtore. Rritja 15-20 për qind e çmiemve”, u shpreh Norja.

Sfida për sektorin e turizmit mbetet mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit veror, ndërkohë që si zgjidhje po shikohet punësimi me kontrata vjeçare dhe jo sezonale, si një mjet për të joshur punonjësit.

“Nëse i marrim në sezon dhe i largojmë në dimër është e vështirë të kthehen tek ne. Pagat janë rritur deri në 30 për qind”, thanë më tej ata.

Duket se viti 2023 për strukturat hoteliere në qytetin e Durrësit, do të jetë frytdhënës pasi që tani prenotimet kanë ezauruar 90% të kapacitetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *