Fier/ Në pranga dy persona, thyen masën e sigurisë

Romario Çuko 29 vjeç, banues në Vadhizë dhe Mario Çukaj 41 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Romario Çuko., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Mario Çukaj.., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *