Festojnë sot 5-vjetorin e martesës, Orinda Huta: Akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje

Dyshja e famshme e showbiz-it, Orinda Huta dhe Turjan Hysko festuan sot 5 vjetorin .

Orinda e bën të ditur nga një postim në rrjetin e saj Instagram për ndjeksit e saj teksa krahas fotos shkruan: “Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje”

Orinda dhe Turi siq njihet nga publiku, janë prindër të një vajze që  e pagëzuan me emrin Atara.

Gjatë një interviste kohëve të fundit, mësuam se dyshja ishin përballur edhe me një abort ku Orinda shprehet:

“Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë vec në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet. Me besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *