Festohet fitorja e Kristian Shkrelit, në ahengun e socialistit nuk mungon arma

Gara për bashkinë e Vaut të Dejës u mbyll pasditen e djeshme, me numërimin e kutive nga 53 Qendra Votimi të kësaj njësie të qeverisjes vendore dhe fitues u shpall Kristian Shkreli nga Partia Socialiste.

PS arriti kështu të mund kandidatin favorit Zef Hila, i cili u dorëhoq nga detyra e tij si ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë për të garuar në siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa nuk mundi të kalojë pragun e 1 mijë votave Partia Demokratike me Klomentina Drinin.

Fitorja e Shkrelit në Vaun e Dejës u pasur me një festë të simpatizantëve të tij dhe nuk kanë munguar as krismat e armëve.

Siç shihet në një video të publikuar nga ‘JOQ’, një grua shfaqet e ekzaltuar teksa qëllon disa herë me pistoletë në ajër.

Fitorja festohet me zemër”, – shkruajnë mbështetësit e Shkrelit përkrah videos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *