Festa për pavarësinë e SHBA-së, Meta përkrah Kim: Bashkë për të forcuar partneritetin strategjik

Presidenti, Ilir Meta ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ‘ky vit përkon me një jubile shumë të rëndësishëm, atë të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”.

Sakaq ka ndarë një kolazh fotosh nga mbrëmja e djeshme, ku shihet i buzëqeshur në krah të ambasadores Yuri Kim.

“Këto momente historike janë gurë kilometrikë vendimtare, në marrëdhëniet tona prej një shekulli, që kanë skalitur gjurmë të thella në miqësinë mes dy popujve tanë. Kjo miqësi është farkëtuar pareshtur edhe nga përkushtimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ndër të tjera ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *