Fermerët në krizë, rritja e çmimeve po paralizon bujqësinë

Rritja e çmimeve në vend ka ndikuar edhe tek fermerët, të cilët shprehen se do lënë tokat djerrë.

Sipas tyre, rritja e cmimit të naftës dhe të inputeve bujqësore ndikon direkt në xhepat e tyre. Pasi kultivimi i tokave kërkon një kosto shumë të lartë, ndërkohë që fitimi që ato marrin është jashtëzakonisht i ulët.

“Ne detyrohemi ti shesim produktet me një cmim më të ulët pasi këtu nuk ka as treg. Pastaj kostot bëhen të papërballueshme, dhe ne nuk na intereson të investojmë, por më mirë të largohemi nga këtu. Sepse i bie të investojmë për të humbur”, kështu shprehet një nga fermerët në zonën e Elbasanit.

Siç duket, rritja e çmimeve po ndikon në krizë të sektorëve ekonomike dhe paralizim të fushës së bujqësisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *