Familja mbretërore hap ‘fshehurazi’ dyert për refugjatët ukrainas

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha dhe Familja Mbretërore kanë hapur ‘fshehurazi’ dyert e tyre për refugjatët ukrainas që janë larguar nga atdheu i tyre.

‘DailyMail’ raporton se mbretërorët kanë bërë gjithashtu donacione të konsiderueshme në para, por duan që të gjitha këto t’i mbajnë të fshehta.

Pothuajse 54,000 refugjatë kanë mbërritur sipas skemës së qeverisë. Anëtarët mbretërorë u janë bashkuar politikanëve, liderëve dhe një numri të madh britanikësh në ofrimin e strehimit të gjashtë milionë njerëzve që u kanë shpëtuar pushtuesve rusë.

Buckingham Palace këmbëngul se anëtarët e familjes janë duke punuar në një numër projektesh, por nuk kanë pranuar të shtjellojë planin për pranimin e refugjatëve.

Vetë mbretëresha ka demonstruar mbështetjen e saj së fundmi duke veshur ngjyrën e verdhë dhe blu të Ukrainës, ndërsa ka porositur edhe lule në kështjellën Windsor në të njëjtat ngjyra.

“Këto gjëra nuk priren të ndodhin rastësisht,” tha një burim i lartë mbretëror.

Kjo vjen pasi  Princi Harry dhe Meghan Markle ofruan gjithashtu mbështetje publike, duke i nderuar trimërinë e ekipit të Ukrainës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus muajin e kaluar, me Dukeshën e Sussex-it duke thirrur: ‘Slava Ukraini! (Lavdi Ukrainës!)’

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *