Falsifikim pasaportash për kalim të paligjshëm, në pranga shtetasi (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar pasi akuzohet se ndihmonte me pasaporta të falsifikuara në kalimin e paligjshëm të kufirit. Eduart Haxhiu ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndihmonte emigrantë shqiptarë, që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara, lokalizohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *