Faktet e reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Por e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm. Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme. Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli. Specialsitët konfirmonë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

Vlerat shëndetësore

Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut. Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit. Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut./AgroWeb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *