Euro vijon rënien, leku…

Monedha europiane ka zbritur në nivelin më të ulët për këtë vit në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një Euro këmbehet sot me 114.07 Lekë. Ndërkohë në agjencitë e këmbimit valutor një Euro blihet me 113,8 Lekë dhe shitet me 114,5 Lekë.

Që nga fillimi i muajit mars monedha europiane ka njohur vetëm rënie dhe prej një jave po qëndron nën nivelin e 115 Lekëve.

Për ekspertët e ekonomisë zhvlerësimi i kësaj monedhe, vjen si pasojë e qarkullimit të lartë të euros informale, në një kohë kur kërkesa në treg është e dobët. Krahasuar me një vit më parë euro ka humbur thuajse 10 pikë në kursin e këmbimit me lekun.

Në dhjetor të vitit të kaluar euro arriti edhe nivelin më të ulët historik kur zbriti në vlerën e 112.83 Lekëve. Monedha kombëtare po fiton terren edhe ndaj valutave të tjera. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë gjatë kësaj jave. Sot këmbehet me 107.62 Lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *