Ervin Karamuço: Ja çfarë nuk funksionoi te siguria e Berishës kur u sulmua

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, gjatë një interviste   tregoi se çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën që u godit me grusht nga Gerti Shehu.

Ai u shpreh se ditën e ngjarjes personat përgjegjës për sigurinë e Berishës ishin pozicionuar në formën e mbrojtjes konike, për t’i lënë hapësirë medias, ndërsa në një moment gardhi i krijuar nga mediat u ça, dhe nga ky moment përfitoi Gerti Shehu.

Sakaq, Karamuçco tregoi gjithashtu se reagimi i forcave të mbrojtjes së Berishës nuk ishte i duhuri, pasi ata duhet ta kishin neutralizuar dhe jo të hakmerreshin ndaj agresorit duke e dhunuar atë.

“Me sa kam parë videot është bërë një plan vendosjeje konike. Është bërë një gabim. Pse është bërë konike, sepse i është lënë fushëpamje medias që të vazhdojë gjithë procesionin, duke e lënë konike pjesa e medias ka humbur vigjilencës. Është shumë e lehtë ti paragjykosh tani, por nuk është aq e lehtë, është elementi emocional, hapësira që i lejohet politikanit, pasi ka njerëz që shkojnë i përqafojnë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *