Eni Çobani përfundon në gjyq, tashmë ka nevojë për ‘ndërmjetësim’/ “Më vodhi 30 mijë euro”

Moderon vetë një emision ndërmjetësimi mirëpo tashmë Eni Çobanit i duhet të përballet vetë me gjyqin! Eni Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur 30 mije euro nga klientët. Ky person është vënë në pranga dhe përpara trupës gjykuese ka mohuar akuzën. Çorati ka akuzuar Çobanin duke u shprehur se nuk ka kryer asnjë vjedhje e se ka qenë vetë ajo e cila i ka kërkuar që të fshehë paratë.

“Më përdori për të fshehur paratë. S’kam kryer asnjë vjedhje”, ka thënë ai.

‘Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore me NUIS L31902015I, ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike. Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.‘- thuhet në njoftim.

Burimi: Report TV

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *