Emri/ Në kërkim kombëtar, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi rezultonte në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shtetasi Ilir Dine  është dënuar me 5 vjet burgim, pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”.

Kapet dhe vihet në prangat e Policisë, 41-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 5 vjet burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes së një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Finish”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në vitin 2016, ky shtetas është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen “16 Prilli”, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *