Emri/ I dënuar për vrasje 24 vite më parë, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Një 62-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Shtetasi Hair Breshanaj rezulton i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e një personi në vitin 1998.

Breshanaj akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrina”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë. Kapet dhe vihet në pranga, në fshatin Vrinë, një shtetas i shumëkërkuar, i dënuar me 20 vjet burgim, për vrasjen e një shtetasi, në vitin 1998. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vrina”, si rezultat i të cilit u bë kapja  dhe prangosja e shtetasit:

– Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *