Emri/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Itali!

Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Vernante të Italisë. La Stampa shkruan se shqiptari i vdekur është 34 vjeç dhe me emrin Klaudio Myrtaj. Vrasja e tij sipas policisë italiane ka ndodhur ditën e djeshme.

Myrtaj është gjetur me një plagë arme në kokë dhe për shkak të plagës së rëndë, nuk arriti që të mbijetonte. Dyshohet se sipas mediave italiane, ai është qëlluar me pistoletë me silenciator. Trupi i shqiptarit është gjetur në orën 16.30 në një punishte.

Mediat italiane raportojnë se Myrtaj kishte mbërritur në Itali 2 vjet më parë. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e punishtes, i cili ka thënë se kishte shkuar për të benzinë me traktorin e tij dhe kur është kthyer ka qenë një klient që i kishte thënë se kishte gjetur të riun e vdekur.

Policia ka marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve të dashurën e 34-vjeçarit. Ndërkohë që një pistë për vrasjen që po hetohet janë edhe motivet e xhelozisë. Kamerat e kanë fiksuar autorin që kreu vrasjen por identiteti i tij nuk dallohej.

Në fshatin ku Klaudio ishte shpërngulur disa muaj më parë dhe jetonte në një shtëpi jo shumë larg vendit të krimit, ai mbahet mend si një punëtor i palodhur, gjithmonë i buzëqeshur dhe që i përshëndeste të gjithë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *