Emri/Arrestohet personi që ekzekutoi brenda makinës së tij Shkëlzen Kastratin në Fier

Policia ka vënë në pranga shtetasin Albert Zaja, autori i cili dyshohet se ekzekutoi Shkëlzen Kastratin në Fier. Ai është gjetur në banesën e tij në zonën e Niklës me një armë të llojit “Glock”, me fishek në gojë. Albert Zaja aktualisht po transportohet për në Drejtorinë e Policisë, në Tiranë. Përveç Zajës, të shpallur në kërkim për këtë krim janë edhe Elmir Tufa, 29 vjeç; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj, duke studiuar të gjitha lëvizjet e Kastratit, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan.

Shkëlzen Kastrati, 42-vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ku një person hapi zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori u largua nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Vrasja e Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë vazhdim i vrasjes së ndodhur në shkurt të vitit 2016, te zona e quajtur Mulliri i Artë. Shkëlzen Kastrati është vëllai i shënjestrës së vrasjes së 5 viteve më parë, por që u shpëtoi plumbave. Klement Kastrati shpëtoi, ndërkohë që u vra një shtetas nga Patosi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *