Emri/ Aksidenti fatal i merr jetën aktorit të njohur

Komediani dhe aktori amerikan, Leslie Jordan ka humbur jetën në një aksident fatal.

Mediat e huaja njoftojnë se makina e 67-vjeçari është përplasur me një ndërtesë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Aktori njihet për rolet e tij në  “Will and Grace” dhe “American Horror Story”. Ai ishte i preferuari i fansave për rolin e tij të përsëritur si miku i Karen, Beverley Leslie në “Will & Grace”. Ai gjithashtu u shfaq në “American Horror Story” dhe “The Cool Kids”.

Jordan u bë i famshëm edhe më shumë gjatë pandemisë Covid-19 kur prania e tij në rrjetet sociale u ngrit në Instagram, duke i mbledhur miliona ndjekës.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *