Emrat/ Makina përfundon në greminë në Bulqizë, zbardhet identiteti i 2 të plagosurve

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Smollik që lidhet me rrugën e Arbrit, ku makina ka dalë nga rruga duke rënë në greminë. Të plagosur kanë mbetur Jeton Tola, 44-vjeç dhe Orgito Tola 18-vjeç.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *