Emrat/ Kundërshtuan policinë, arrestohen katër të rinj në Fier

4 persona janë arrestuar në Fier, pasi kundërshtuar forcat e rendit.

Shtetasit Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mësohet se të rinjtë të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier.

Kjo pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *